Dorëzohen dokumentet e para me krimet e Serbisë në Institutin për krimet e kryera gjatë luftës - NACIONALE

Dorëzohen dokumentet e para me krimet e Serbisë në Institutin për krimet e kryera gjatë luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është bërë dorëzmi i parë i dokumenteve që synojnë të hedhin dritë më krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Këto dokumente u dorëzuan në Institutin për dokumentimin e krimeve të luftës nga ana e Serbisë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në këtë “ceremoni”, ku tha se funksionalizimi i këtij institute është një obligim që po përmbushet.

“Ky vit shënon 26 vjetorin e një prej kapitujve me të dhimbshëm në historinë tone të krimeve gjenocidiale të Serbisë. Këtë vit festojmë 25-vjetorin e çlirimit dhe 16-vjetorin e pavarësisë. Po bëjmë më të mirën që të adresojmë atë që ka ndodhur. Funksionalizimi i këtij instituti është një obligim që po përmbushet. Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë kemi themeluar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme