Dorëhiqet shefi i Astronomer pas momentit viral në koncertin e Coldplay
Andy Byron, shefi i kompanisë teknologjike Astronomer me qendër në New York, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij pasi u pa duke mbajtur në krah një punonjëse gjatë një koncerti të Coldplay.
Këshilli i Drejtorëve të Astronomer ka pranuar dorëheqjen e Byron, sipas postimit në LinkedIn, dhe do të fillojë kërkimin për CEO-n e ardhshëm.
“Siç është thënë më parë, Astronomer është e angazhuar për vlerat dhe kulturën që na kanë udhëhequr që nga themelimi ynë. Liderët tanë pritet të vendosin standardin për sjelljen dhe përgjegjësinë, dhe së fundmi, ky standard nuk u arrit,” shkroi kompania të shtunën.
Kompania të premten tha se bashkëthemeluesi i Astronomer dhe shefi i produkteve Pete DeJoy do të shërbejë si CEO i përkohshëm.