Dorëheqjet e prokurorëve që tronditën specialen - NACIONALE

Dorëheqjet e prokurorëve që tronditën specialen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurori i posaçëm Jack Smith ka dhënë dorëheqjen si Kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë, i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të mundshme të luftës në Kosovë.

Z. Smith u emërua të premten për të mbikëqyru një nga hetimet penale më të mëdha në botë, atë të mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump.

Kryeprokurori Smith ishte i vetmi që kishte qëndruar kaq gjatë në atë pozitë. Pak muaj më parë mori edhe mandatin e tij të dytë nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit.

Ndonëse nuk i zgjati, Jack Smith ishte bërë Prokurori i parë i Specializuar që mori mandatin e dytë në Gjykatën Speciale. Kjo pasi, prokurori i parë që ishte emëruar, David Schwendiman kishte dhënë dorëheqje 2 vjet pasi u emërua.

Michael Bolander, gjyqtar i Dhomave të Specializuara të Hagës, konfirmoi dorëheqjen e tij nga Gjykata Speciale, duke përmendur arsye personale. Ai ishte anëtar i trupit gjykues të Gjykatës Supreme në Hagë që refuzoi ta lirojë nga paraburgimi ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Ai dha dorëheqjen disa ditë më vonë. Largimi i Bolander, tashmë pas z.Smith, është ndër të fundit në një varg dorëheqjesh nga Dhomat e Specializuara. Veçanërisht në Prokurorinë e Specializuar.

Ky gjyqtar dha dorëheqje pak ditë pasi trupi gjykues i Gjykatës Supreme, anëtar i së cilës ishte, ia refuzoi kërkesën Kadri Veselit për mbrojtje ligjore dhe lirim nga paraburgimi.

Largimi i kryeprokurorit të parë të Hagës, David Schwendiman, ishte një nga dorëheqjet më të vështira nga Dhomat e Specializuara të Hagës. Kur u largua, ky i fundit deklaroi se këtë e ka bërë me kërkesë të institucioneve amerikane. Megjithatë, ai nuk e shprehu këtë mendim vetëm disa muaj pas largimit.

“Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qëndroj,” thuhej në deklaratën e David Schwendiman.

Largimi i Schwendiman u pa si rutinë nga Ambasada Amerikane. Schwendiman, megjithatë, kritikoi Departamentin e Shtetit për largimin e tij nga posti më i rëndësishëm i Gjykatës Speciale pas largimit të tij.

Schwendiman kishte deklaruar se kishte imponuar standardetë larta për të ngritur aktakuzë.

Pasues i David Schwendiman si Prokuror i Specializuar për pak kohë, do të ishte Kwai Hong Ip. Ai u emërua në këtë detyurë, derisa të njëjtën pozitë e mori me mandat të plotë Jack Smith, Kryeprokurori aktual i Specializuar.

Megjithatë, Kwai Hong Ip pozitën e zv/prokurorit të specializuar do ta linte të zbrazët pas dorëheqjes në muajin shtator të vitit 2020. Dorëheqja erdhi pak ditë pasi krerët e veteranëve të Kosovës, kishin publikuar dosje me mijëra faqe materiale të Prokurorisë së Specializuar.

Hong Ip kishte dhënë dorëheqje më 17 shtator 2020, pasi në zyrat e OVL-UÇK-së kishin arritur disa herë dosjet. Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar si rëndom, vlerësoi se dorëheqja e tij nuk ndërlidhet me dosjet.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton raportet e medias, pavarësisht se sa të gabuar mund të jenë, dhe nuk ka asnjë koment në lidhje me Shoqatën e Veteranëve. Lidhur me z. Ip, ai u largua nga SPO këtë verë për të gjetur një mundësi tjetër punësimi dhe tani, për këtë arsye, po punon për një institucion tjetër”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Hagës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ishte dëmtuar, edhe me largimin e një prej prokurorëve të rëndësishëm si David Harpbach. Muaj më parë ai braktisi Gjykatën Speciale, për t’u bërë avokat në një zyrë në Amerikë.

Në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, nuk specifikohet nëse ky prokuror është zëvendësuar.

Synim për t’u larguar kishte pasur edhe shefi i hetimeve në Prokurorinë e Hagës. Alex Whiting aplikoi për t’u bërë pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por ai u rendit i dyti në këtë konkurs.

Lajme të ngjashme