Dorëheqja e Latifit: Kurti viziton ShSKUK-në - NACIONALE

Dorëheqja e Latifit: Kurti viziton ShSKUK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas dorëheqjes së Rifat Latfit nga pozita e ministrit të Shëndetisës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Kurti atje është pritur nga ushtruesja e detyrës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.

Kurti në ShSKUK nuk shkoi i vetëm. Ai mori me vete ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku dhe zëvendësministrin Arsim Berisha.

Pjesë e takimit, siç raporton Ekonomia Online, ishte edhe kryetarja e Bordit të ShSKUK-së, Aida Rexhepi dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, Musa Vitija.

Kurti falenderoi Vitijan për punë e tij pavarësisht se që dy herë i është djegur vetura.

Lajme të ngjashme