Dorëheqja e kryesisë së Guxo-s në Deçan u dha për shkak të “tradhtisë së pastër të VV-së ndaj Vjosa Osmanit” - NACIONALE

Dorëheqja e kryesisë së Guxo-s në Deçan u dha për shkak të “tradhtisë së pastër të VV-së ndaj Vjosa Osmanit”

3 muaj më parë

nga NACIONALE

E tërë kryesisa e partisë Guxo në Deçan ka dhënë dorëheqje.

Këtë e njoftoi Rabije Nezir Haklaj përmes një postimi në Facebook, një nga themelueset Guxo-s.

Ajo në arsyet e dorëheqjes kolektive shkroi kështu:

“Ajo që ndodhi këto ditë, neve si Degë e Partisë Guxo në Deçan, që, jo vetëm na indinjoi, por edhe na zhgënjeu pa masë, ishte një tradhëti e pastër nga partneri i koalicionit, i cili, ndonëse e shihte vullnetin masiv të qytetarëve falë punës së jashtëzakonshme të Presidentes Dr. Vjosa Osmani në përfaqësimin aq dinjitoz të qytetarëve dhe të Republikës sonë, veproi në mënyrë të papranueshme.”

Lajme të ngjashme