Doktorata e kontestuar e Avni Pukës, Prokurori i Shtetit i kërkon Italisë verifikimin e tezës - NACIONALE

Doktorata e kontestuar e Avni Pukës, Prokurori i Shtetit i kërkon Italisë verifikimin e tezës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Hetimet rreth doktoratës së kontestuar të Dekanit të Fakultetit Juridk, Avni Pukës, nuk kanë të ndalur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dërguar letërporosi plotësuese në Itali për të verifikuar nëse doktorata e Avni Pukës është mbrojtur në Universitetin “La Sapienza”.

Sipas letërporosi plotësuese, prokuroria ka kërkuar nga organet italiane të shikojnë se si është zhvilluar procesi i saj.

“Pas caktimit, Prokurori i Shtetit përmes Ministrisë së Drejtësisë (MD), përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, ka adresuar letërporosi, si kërkesë plotësuese tek autoritetet kompetente të Republikës së Italisë, me qëllim të verifikimit të informacioneve që ndërlidhen me tezën e disertacionit të doktoratës së A.P., përkatësisht me procesin e mbrojtjes së kësaj teze, si dhe çështje të tjera relevante që ndëlidhen me këtë rast”, ka vlerësuar Prokuroria e Prishtinës për Insajder.

Lajme të ngjashme