Dogana jep detaje për të dyshuarin që shkaktoi dëme mbi 500 mijë euro
Dogana e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore nga ana e Doganës së Kosovës dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person.
Personi i dyshuar është arrestuar pasi ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore si: falsifikim i dokumenteve, mashtrim dhe shmangie nga taksa e detyrueshme doganore.
I dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500mije euro.