Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën në Vërmicë, sekuestrohen mallra me vlerë rreth 8 mijë euro - NACIONALE

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandën në Vërmicë, sekuestrohen mallra me vlerë rreth 8 mijë euro

1 orë më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandim të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare, një zyrtar doganor ka selektuar për kontroll të detajuar një automjet me targa të huaja.

Gjatë kontrollit fizik të bagazhit të automjetit, janë gjetur mallra të padeklaruara pranë autoriteteve doganore.

Sipas vlerësimit paraprak të Sektorit të Vlerësimit Doganor, vlera e mallit të padeklaruar arrin në rreth 8 mijë euro.

Dogana e Kosovës nuk ka bërë të ditur detaje shtesë për llojin e mallit apo masat e ndërmarra ndaj personit të përfshirë në këtë rast.

Lajme të ngjashme