Dogana e Kosovës ndalon mallin e kontrabanduar nga Serbia
Në Mitrovicë njësitet e anti-kontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues i cili pas ndalimit u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabnanduara.
Automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës doganore.

