Dogana e Kosovës konfiskon mallra në vlerë 18 mijë euro - NACIONALE

Dogana e Kosovës konfiskon mallra në vlerë 18 mijë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mallra në vlerë prej 18 mijë eurove.

Sipas njoftimit të tyre në Facebook, në fshatin Sadovinë të Vitisë, njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar si ekrana për telefona të menqur, 1 mijë e 110 telefona të tipit Iphone X, 11Pro, Xmax si dhe 844 telefona Samsung J6, A, M, S.

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 Euro dhe rasti është referuar tek hetimet për trajtim të metejë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Lajme të ngjashme