Dobruna: Në mungesë të vizionit, Qeveria po bën panik për krizën energjetike - NACIONALE

Dobruna: Në mungesë të vizionit, Qeveria po bën panik për krizën energjetike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-drejtoresha e KEK-ut, Pranvera Dobruna, ka kritikuar Qeveria e Kosovës për mungesë guximi dhe ekspertize për t’u përballur me krizën energjetike.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se në mungesë të vizionit për menaxhimin e rritjes së konsumit të energjisë gjatë dimrit, qeveria po bën panik.

Panik energjetik përcillet me paralajmërime për dimër të vështirë. Në mungesë të vizionit se si të menaxhohet rritja vjetore e konsumit dhe dyfishimi i konsumit gjatë dimrit, nuk prezantohet ndonjë plan si me e tejkalu dimrin”, ka thënë ajo.

Dobruna nuk beson se shpallja e gjendjes emergjente do të ndihmon diçka.

Gjendja emergjente duhet të përcillet me politika afatshkurtra dhe afatmesme të cilat mungojnë. Thirrja për kursim, si kërkesë për kontribut vullnetar, është shumë e mangët, andaj edhe nuk pres të ketë ndonjë ndikim në uljen e konsumit. Nevojiten programe për kursim të energjisë, lehtësira dhe subvencione për gjetjen e alternativave për ngrohje”, ka thënë Dobruna.

Lajme të ngjashme