Djemtë e kanosën me thikë, e rrahën dhe ia thyen telefonin babait të tyre në Fushë-Kosovë - NACIONALE

Djemtë e kanosën me thikë, e rrahën dhe ia thyen telefonin babait të tyre në Fushë-Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar babanë e tyre në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, të dyshuari e kanë kanosur me thikë, sulmuar fizikisht dhe ia kanë thyer telefonin babait të tyre.

Raporti i plotë:

SULM /KANOSJE /ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Fushë Kosovë 31.07.2024 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin kanosur me thikë, sulmuar fizikisht dhe i kishin thyer telefonin babait të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme