Dje u raportuar për të shtëna me armë në Prishtinë, policia jep detaje për rastin
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshme, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se pas daljes në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë.
Sipas policisë, disa persona janë dërguar në mbajtje.
“Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë dhe një gëzhojë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e policisë.