Dje grabitën në një market në Ferizaj, policia arreston dy të dyshuarit sot - NACIONALE

Dje grabitën në një market në Ferizaj, policia arreston dy të dyshuarit sot

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitjen e cila ndodhi dje në një market në Ferizaj.

Me urdhër të të gjykatës është kryer bastisje në banesën e tyre.

E plotë:

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025

Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një market në rrugën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj. Menjëherë, në vendngjarje kanë dalë patrullat policore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, për të kryer hetimet dhe ekzaminimet e nevojshme.

Nga deklarata e ankueses (punëtores së marketit) dhe shqyrtimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë hyrë në market dhe kanë marrë një shumë të parave, rreth 1,000 euro.

Falë një pune intensive hetimore në terren, me datën 04.03.2025 hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuarit :

I.D., 35 vjeç

M.Q., 27 vjeç

Me urdhër të gjykatësit, është kryer bastisja e banesës të tyre, ku janë siguruar prova që lidhen me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Policia e Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të parandaluar veprimet kriminale.

Lajme të ngjashme