Djali raporton në Polici: Babai është gjetur i vdekur në banesë
Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Policia.
Njoftimi:
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, babai i tij është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”