Djali i veteranit të UÇK-së e vendos hartën e “Shqipërisë së Madhe” në hyrje të Kuvendit - NACIONALE

Djali i veteranit të UÇK-së e vendos hartën e “Shqipërisë së Madhe” në hyrje të Kuvendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Domenik Pashtrku, djali i një veterani të UÇK-së, ka vendosur një pankartë në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.

Në pankartë shihet harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe në të janë vendosur fotografitë e disa figurave të rëndësishme të shqiptarëve.

Aty shihet foto e Skënderbeut, Adem Jasharit, Ismail Qemalit, Zahir Pajazitit, Hashim Thaçit dhe disa figurave tjera të rëndësishme.

Në këtë pankartë është vendosur mbishkrimi “Legjendat e kombit shqiptar”.

Lajme të ngjashme