Djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka shkruar për ndezjen e “Flakës së Shpresës” në Negroc, vendlindjen e babait të tij, Jakup Krasniqit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo flakë simbolizon shpresën, qëndresën dhe besimin në drejtësi.
“Sonte, në vendlindjen e babait tim, Jakup Krasniqit, u ndez Flaka e Shpresës. Një flakë që simbolizon shpresën, qëndresën dhe besimin në drejtësi. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që ishit sonte në Negroc dhe që e mbajtët gjallë këtë flakë”, ka shkruar ai.