Djali i ish-Presidentit Thaçi i ftuar në festën e 4 Korrikut nga Ambasada e SHBA-së
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, po merr pjesë në festimin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në organizimin tradicional të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Endrit Thaçi është parë i shoqëruar me deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri.
Festa e 4 korrikut këtë vit e gjenë Kosovën me raporte të lenduara më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përkundër kësaj ambasada amerikane në Prishtinë, e kanë ftuar kryeminsitrin Albin Kurti që të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë.
Megjithatë mediat në Kosovë kanë raportuar se kryeministrit Kurti nuk i është dhënë fare fjala në këtë organizim, për dallim nga presidentja Vjosa Osmani, e cila iu është drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti.
