Ditë më parë u panë ushtria serbe matanë Bjeshkëve të Istogut, policia patrollon zonën kufitare
Ditë më parë u raportua për prani të ushtrisë serbe matanë Bjeshkëve të Istogut, zonë kjo e cila patrollohet nga KFOR-i italian.
Media lokale atje sot raportuan se edhe policia kosovare sot po patrollon në atë zona, për çka thotë se prania e ushtrisë serbe ndonëse nuk përbënte ndonjë provokim “ishte shqetësim për barinjt”.
“Shtohen patrullimet rreth zonës kufitare të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në bjeshkët e Istogut. Ditë më parë, në këtë zonë ishin vërejtë patrullime të shpeshta të policisë Serbe si dhe forcave ushtarake të Serbisë. Edhe përkundër faktit se nuk ishte ndonjë provokim, prapseprap kjo përbënte shqetësim për barinjët e këtyre anëve, e sidomos edhe për pushuesit e shumtë qe frekuentojnë në këto bukuri të natyrës”, raportoi RTV Fontana.