Dita Kombëtare e Sllovenisë, Haradinaj: Mirënjohës për mbështetjen e vendit mik në të gjitha proceset
Me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka festuar bashkë me kryeparlamentaren sllovene, Urshka Klakoçar Zupançiq dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, Benedejçiq
Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Sllovenia ka dhënë për Kosovën, siç tha Haradinaj, në të gjitha proceset.
“Sllovenia, një partnere e rëndësishme e Kosovës, sot shënoi Ditën Kombëtare. Këtë ditë të veçantë, kisha kënaqësi ta kremtoja bashkë me kryeparlamentaren sllovene znj. Urshka Klakoçar Zupançiq, e cila po qëndron për vizitë në vendin tonë, si dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, znj. Benedejçiq”.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e deritashme dhe për përkushtimin e tyre në forcimin e lidhjeve të ngushta bilaterale mes vendeve tona”, tha Haradinaj.