Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Shërben si një kujtesë për pasojat që rrjedhin nga urrejtja - NACIONALE

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Shërben si një kujtesë për pasojat që rrjedhin nga urrejtja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e holokaustit.

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ajo ka vlerësuar se holokausti është një nga kapitujt e erret të historisë njerëzore.

Në llogarinë e saj në platformën “X”, Osmani ka shkruar se holokausti tregon për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura në një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore. Ai shërben si një kujtesë për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja, paragjykimet dhe fanatizmi”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme