Dita e Pavarësisë: Begaj në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë më 16 dhe 17 shkurt, në prag të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit.
Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore përgjatë itinerarit, përfshirë pikën kufitare në Vërmicë, në pasditen e 16 shkurtit, si dhe gjatë aktiviteteve zyrtare deri në mbrëmjen e 17 shkurtit.
Autoritetet paralajmërojnë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.