Dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora, Elezi: Deri dje janë aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim - NACIONALE

Dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora, Elezi: Deri dje janë aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar numrin e votuesve nga diaspora që janë regjistruar deri me tani.

Ai ka bërë me dije se më 25 dhjetor, në orën 13:30, KQZ-ja ka aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim.

Në një prononcim për RTK, ai ka thënë se 4,581 kërkesa janë refuzuar.

"Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së", ka thënë Elezi.

Ai ka ftuar gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar", është shprehur Elezi.

Lajme të ngjashme