Dita e Evropës, Haradinaj i kërkon BE-së largimin e sanksioneve ndaj Kosovës - NACIONALE

Dita e Evropës, Haradinaj i kërkon BE-së largimin e sanksioneve ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga BE-ja heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në Ditën e Evropës, ai ka vlerësuar se kjo do t`i hapte rrugë zhvillimit dhe proceseve integruese evropiane.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka uruar qytetarët për Ditën e Evropës.

“Kosova tash e dy dekada është e përkushtuar në synimin e saj për të qenë pjesë e familjes evropiane. Qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës. Në këtë ditë theksohet nevoja për largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe proceseve integruese evropiane, veçanërisht anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Urime Dita e Evropës!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme