Dita e dytë e vizitës: Escobar sot pritet të takojë liderët e partive politike - NACIONALE

Dita e dytë e vizitës: Escobar sot pritet të takojë liderët e partive politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot pritet t’i takojë liderët e partive politike në Kosovë.

Escobar dje takoi presidenten Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

E pas daljes nga takimet me liderët e shtetit Escobar, mbrëmë, në një deklaratë për media, tha se kjo vizitë ishte rutinore në Kosovë duke mos dashur që të komentojë për situatën e sigurisë në veri.

Escobar në takimet e djeshme është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Lajme të ngjashme