Dita e Dëshmorëve të Prishtinës, Rama bën homazhe: Po nderojmë sakrificën e madhe të tyre
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani.
Ai ka vlerësuar se me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës po e nderon sakrificën e atyre që kanë dhënë jetën për liri.
“Këtu sot jemi së bashku me komandantë, me familje të dëshmorëve për ta nderuar sakrificën e madhe që kanë dhënë këta dëshmorë tonë, heronj tonë për paqe, për liri, për demokraci që sot ne e gëzojmë, si popull, si shtet. Jemi bërë të gjithë së bashku dhe si çdo vit kemi ardhë edhe këtë vit ta bëjmë nderin tonë në shenjë të madhe për respektin e tyre dhe familjeve të tyre për sakrificën për vendin tonë, për paqe në vendin tonë”, ka thënë Rama.
Më pas, i pari i kryeqytetit ka bërë homazhe edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në qendër të kryeqytetit.