Dita e Çlirimit, Kurti pas homazhe në Prekaz: Prekazi është kryeqytet të kryengritjes së shqiptarëve - NACIONALE

Dita e Çlirimit, Kurti pas homazhe në Prekaz: Prekazi është kryeqytet të kryengritjes së shqiptarëve

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Institucionet e Kosovës kanë filluar aktivitet për nder të Ditës së Çlirimit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot në Prekaz, i shoqëruar me ministrat në detyrë.

Pas homazheve, Kurti ka deklaruar se Prekazi është kryeqytet i kryengritjes se shqiptarëve.

“Në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes bashkëkohore të populli shqiptar që shënon edhe vendin e Epopesë së UÇK-së, meqenëse me 5-6-7 mars tre breza të Jasharëve qëndruan, luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë për bashkim, për shtet dhe për pavarësi. Beteja epike e Jasharëve, e bacës Shaban me djemtë e tij Hamzën e Ademin, me gratë e tyre Zahiden, Zarifen, Feriden dhe Adilen e gjithë të tjerët që nuk u nënshtruan për asnjë moment është sot në thelb të historisë së popullit tonë dhe atë jo vetëm si Kosovë, e si Republikë demokratike por njëkohësisht edhe si komb shqiptarë në kuptimin e shqiptarëve kudo që ata janë”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme