Dita e 14 e bllokadës së re, Ramadani: Nafta ka shkuar sërish rreth 1.80 euro për litër, Qeveri e Kuvend nuk ka - NACIONALE

Dita e 14 e bllokadës së re, Ramadani: Nafta ka shkuar sërish rreth 1.80 euro për litër, Qeveri e Kuvend nuk ka

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me ngritjen e çmimit të naftës.

Duke e komentuar edhe bllokadën politike, ai ka bërë me dije se në ditën e 14 të kësaj bllokade të re, çmimi i naftës ka shkruar rreth 1.80 euro për litër.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se tani Kosova nuk ka as Qeveri dhe as Kuvend.

“Dita e 14 e bllokadës së re: Nafta ka shkuar sërish rreth 1.80 euro për litër. Qeveri nuk ka, sepse Kuvend nuk ka. Nuk mund të marrin asnjë iniciativë për t’ia lehtësuar jetën qytetarëve”, ka shkruar Ramadani.

Lajme të ngjashme