Disa pjesë të Ferizajit gati 30 orë pa rrymë, Azemi i LDK-së: S’mjafton veç dorëheqja - NACIONALE

Disa pjesë të Ferizajit gati 30 orë pa rrymë, Azemi i LDK-së: S’mjafton veç dorëheqja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qe afro 30 orë disa pjesë të qytetit të Ferizajit janë pa energji elektrike.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka akuzuar pushtetit se “po shkatërron çdo mundësi për jetë të dinjitetshme”,.

“Nuk mjafton vetëm doreheqja! Ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit”, ka thënë Azemi.

“Mafia energjetike është në veprim që bashkë me njerëz të pushtetit, e kanë lënë Ferizajin në terr. Kjo është skandaloze!”, tha ai.

Postimi i plotë:

Janë bërë gati 30 orë që disa pjesë të qytetit të Ferizajit janë pa rrymë.

Qytetarët tanë janë të harruar dhe po vuajnë nga mungesa e energjisë, ndërsa pushteti vazhdon të shkatërrojë çdo mundësi për një jetë të dinjitetshme.

Nuk mjafton vetëm doreheqja! Ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit.

Mafia energjetike është në veprim që bashkë me njerëz të pushtetit, e kanë lënë Ferizajin në terr. Kjo është skandaloze!

Më 9 shkurt, duhet të largohet ky pushtet i papërgjegjshëm që i shërben Martinit e Nagipit e shokëve të tyre.

E vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj situate është plani i LDK-së për ndërtimin e Centralit me gaz, që do të mundësonte furnizëm të përhershëm me energji elektrike.

Lajme të ngjashme