Disa lagje në qendër të Prishtins ende pa rrymë
Shumë lagje të kryeqytetit, sidomos në qendër, ende janë pa rrymë.
Kjo pasi është djegur një trafo, dhe kjo ka shkaktuar shumë dëme.
Komunikata në orët e vona të mbrëmjes nga KEDS, theksoi se rryma është kthyer për mbi 11 konsumatorë, kurse edhe 10 mijë vazhdojnë të mos kenë energji.
Njoftimi:
Të nderuar konsumatorë,
Pas inspektimeve të nevojshme në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it nga autoritetet relevante të Kosovës, ekipet e KEDS-it janë angazhuar menjëherë në pastrimin e ambienteve të përfshira nga zjarri dhe vlerësimin e gjendjes.
Falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të KEDS-it, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë.
Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, porse edhe mobilizimi i ekipeve të KEDS-it është i madh, puna e të cilëve po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në orët e vona.
Rrjedhimisht, KEDS-i është duke i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe presim që KOSTT-i të aktivizojë transformatorin për të energjizuar Daljet.