Diplomati i lartë amerikan niset drejt Ballkanit, do të vizitojë edhe Kosovën
Zyrtari i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan, është nisur drejt Ballkanit për një vizitë disa ditore.
Ai ka bërë me dije se qëllimi i vizitës së tij është forcimi i lidhjeve të ShBA-së me vendet e rajonit.
Në platformën X, ai ka dhënë disa detaje të kësaj vizite.
“Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare për Ballkanin Perëndimor. Me padurim pres të forcojmë lidhjet mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit,” ka shkruar ai, duke iu referuar përvjetorit të Marrëveshjes së Daytonit – marrëveshjes që më 1995 i dha fund luftës në Bosnjë.
I am headed to Bosnia and Herzegovina, Serbia, and Kosovo following productive conversations in Dayton and Washington. It is an important anniversary and pivotal time in the Western Balkans. I look forward to reinforcing ties between the U.S. and countries in the region.
— Senior Bureau Official Brendan Hanrahan (@StateEUR) July 9, 2025
Kjo vizitë po shihet si rikthim i fokusit të administratës Trump në Ballkan.
Diplomati amerikan gjatë kësaj vizite do ta vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbinë dhe Kosovën.