Diplomati amerikan kërkon të shuhet misioni i UNMIK-ut: Në të ardhmen të bëj raporte të paanshme - NACIONALE

Diplomati amerikan kërkon të shuhet misioni i UNMIK-ut: Në të ardhmen të bëj raporte të paanshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB-së, Robert Awood, ka kritikuar misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme ku po diskutohet për raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, diplomati amerikan ka kërkuar shuarjen e këtij misioni në Kosovë.

Ai ka kritikuar edhe raportin e prezantuar në këtë mbledhje, duke e quajtur të njëanshëm.

Pas një çerek shekulli UNMIK e ka skaduar misionin e saj, dhe SHBA bën thirrje që Këshilli i Sigurimit të shqyrtojë çështjen e UNMIK-ut dhe të punojë për ta shuar atë. Ka kërkesa më të mëdha në KS, dhe këto brifingje duhet të bëhen vjetore dhe private. Ne i bëjmë thirrje UNMIK-u që në të ardhmen të bëj raporte të paanshme, që reflektojnë më mirë paanësi”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme