“Diplomacia” e Gani Jakupit: E takon Solanën, ia dhuron librin e tij
Gani Jakupi, konsulent i MPJD-së që paguhen 7.500 euro, ka vazhduar me aktivitetet e tij.
Kësaj radhe, ai ka takuar një person që në të kaluarën ka pasur disa poste të rëndësishme.
Jakupi është takuar me Javier Solanën, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-së në kohën e luftës në Kosovës.
Jakupi ka publikuar një fotografi nga takimi, ndërsa ka treguar se ia ka dhuruar edhe librin e tij.
“Me Javier Solanën, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, duke evokuar të kaluarën dhe duke festuar të ardhmen.
Ai u largua me një kopje të "Retour au Kosova", kujtimet e mia të një kohe të ndikuar shumë nga vendimet e tij” – ka shkruar ai.
With Javier Solana, former Secretary General of NATO, evoking the past and celebrating the future.
— Gani Jakupi (@GaniJakupi) June 14, 2024
He left with a copy of the "Retour au Kosovo", my memories of a time greatly influenced by his decisions. pic.twitter.com/P4vtQd85Qo