Dioqeza e Rashkë-Prizrenit akuzon shtetin kosovar për “urrejte të verbër”, u bën thirrje serbëve "të ngrisin zërin" - NACIONALE

Dioqeza e Rashkë-Prizrenit akuzon shtetin kosovar për “urrejte të verbër”, u bën thirrje serbëve "të ngrisin zërin"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dioqeza e Rashkë-Prizrenit ka jehuar thuajse në plotni diskursin e Beogradit zyrtar për gjoja “terror institucional ndaj serbëve nga Prishtina” duke bërë thirrje që serbët lokalë “të ngrisin zërin”.

Një thirrje e tillë vjen pasi në pjesën veriore – të banuar me shumicë serbe – është njoftuar protestë “mbarë-serbe” kundër ndalimit të dinarit pas hyrjes në fuqi të rregullores së amandamentuar të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndjejmë një obligim baritor dhe nevojën për të inkurajuar popullin tonë besimtar, i cili çdo ditë e më shumë është i ekspozuar ndaj represionit të hapur të autoriteteve të Kosovës, si kurrë më parë që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në vitin 1999”, thanë ata, siç i citoi KoSSeV.

Kjo Dioqezë thotë se serbët në Kosovës “trajtohen si qytetarë të dorës së dytë” dhe se “terrori institucional i Prishtinës kryher në mënyra të ndryshme, para syve të dobët nën mbështelljen e sundimit të supozuar të ligjit”.

Lajme të ngjashme