Dinari serb: Sot hyn në fuqi Rregullorja e BQK-së - NACIONALE

Dinari serb: Sot hyn në fuqi Rregullorja e BQK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot më 1 shkurt hyn në fuqi Rregullora e Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo rregullore kishte bërë zhurmë pasi ndalonte dinarin si mjet për pagesa në Kosovë.

Të mërkurën në një konferencë për medie zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i cili ka thënë se rregullorja ka “një varg risi”, por sipas tij, e gjithë kjo është parë vetëm nga këndi i ndikimit të transportimit të valutave në dinarë.

Rregullorja hyn në fuqi nesër, tentativa që data e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë, e shpërfillë rregulloren në tërësi…më lejoni të përsris që rregullorja e BQK-së as s’e ndalon, as s’e lejon, as s’merret me dinarin serb. Dinari serb s’ka qenë i lejuar as më herët.” – tha ai.

Kujtojmë se ndërkombëtarët kishin kërkuar që hyrja në fuqi e rregullores të shtyhet.

Lajme të ngjashme