Dinakëria e Pecit: Kur vëren që Kurti s’po e përcjell, e lëshon lapsin, e kap telefonin
Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, i ka bërë konkurrencë të denjë koleges së tij në qeveri, Artane Rizvanolli, sa i përket përdorimit të telefonit gjatë mbledhjes.
Kur kryeministri Kurti ia jep fjalën ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri Peci shihet duke shkruar diçka me laps.
Sidoqoftë, në momentin që kolegu Murati fillon të flasë për një ndarje buxhetore, ministri Peci, me shumë kujdes, shikon nga kryeministri dhe, kur e sheh që shefi ishte “habitur” në bisedë me zëvendësin Besnik Bislimi, e shfrytëzon momentin dhe e rrok telefonin e tij.
Për të mos u vërejtur shumë, telefonin pastaj e lëshon mbi tavolinë, por vazhdon ta përdorë. Ai pengohet pak sekonda nga kryeministri, kur ky thotë “kush është për?” – Peci e ngre dorën për të votuar dhe menjëherë i kthehet përdorimit të telefonit.
Ministri Peci duket shumë i përqendruar në telefon, sepse nuk e ngre fare kokën as kur fjalën e merr përsëri kryeministri Kurti, as kur ky ia jep fjalën prapë ministrit Murati.
Shikojeni videon nga minuta 15:30