Dimal Basha thotë se Vuçiqi u dorëzua, sulmon opozitën dhe analistët
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, se nga 1 korriku do të nis reciprociteti në targa.
Basha edhe pse nuk ka shkruar asnjë fjalë për reciprocitetin në dokumente, ka konstatuar se Aleksandar Vuçiq është dorëzuar.
Megjithatë, ka thënë se opozita dhe disa analista në Kosovë, nuk dorëzohen.
“Vuqiçi u dorëzu, ama keni me pa, opozita edhe do analista kurrë nuk dorëzohen!”, ka shkruar Basha në facebook.