Dimal Basha: Qeveritë e kaluara na kanë lënë në derë çështjen e targave
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë për Tëvë1 se çështja e targave u mbeti në derë nga qeveritë e kaluara.
Basha ka thënë se as partia e tij nuk do të merrje me çështjen e targave, por qeveritë e kaluara nuk u morën asnjëherë dhe kësisoj u mbeti në derë Qeverisë Kurti.
“A keni parë ndonjëherë opozitën sa ka qenë në pushtet deri në vitin 2019 duke u marrë me këto probleme me Serbinë? A keni parë tendenca për ta implementuar një marrëveshje që ka nënshkruar vetë? Asnjëherë nuk ka ndodhur. Ne nuk do merreshim me këtë çështje të targave, por na kanë lënë në derë. Tash ne duam t’i implementojmë se u ka dalë afati, prandaj duhet të dëshmojmë se ka rend dhe ligj”, ka thënë Basha.
Kujtojmë se të martën ka filluar vendimi i ‘përshkallzuar’ i qeverisë për targat ilegale. Fillimisht ky vendim parasheh qortimin si masë për 21 ditë, pastaj gjobitjen, targat provuese deri në muajin prill, atëherë kur përfundon në tërësi afati për konvertimin e targave në RKS.
