Dimal Basha: Kurti s'i lëshoi pe as Vuçiqit, 50 Rrahmana në ditë t'i palon
Ashtu edhe siç pritej, partia në pushtet po e konsideron si fitore të madhe pezullimin e grevës, krejt kjo, pasi SBASHK-u pritet ta hedhë në votim te mësimdhënësit mundësinë që të votohet PËR ose KUNDËR, që mësimi të vijojë deri në janar të vitit 2023.
Së fundi, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka bërë një krahasim të çuditshëm, duke thënë se kryeministri nuk lëshoi pe as për Vuçiqin e Grenellin, dhe se "i palon 50 Rrahmana në ditë".
Ai madje shtoi se Jasharaj, po tenton të bëhet hero duke i lënë fëmijët pa shkuar në shkollë.
“Nuk lëshon pe Albin Kurtin, e njohin që nuk lëshon pe. S’i ka lëshu pe Vuçiqit, s’i ka lëshu pe Grenellit, e Rrahmana 50 në ditë t’i palon. Mos e merr seriozisht Rrahmanin për shkak të veprimeve të këqija. Paramendoje njeri po don mu bo hero tu i lan fminë pa shkolla”, tha Basha në T7.
Ndryshe, mësimdhënësit e Kosovës të enjten do të votojnë se a do ta pranojnë propozimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për ta pezulluar grevën deri në janar apo jo.
Votimet e mësimdhënësve do të dërgohën në SBAShK, ku më pas pritet të merret vendimi nëse do të vazhdojë ose jo greva.
