Dimal Basha e “bën horë” Prokurorinë, që e ftoi Albulena Haxhiun si dëshmitare në rastin Dehari
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dilam Basha, ka reaguar në Facebook, pas lajmit se Prokuroria Speciale, e ka futar ministren Albulena Haxhiu si dëshmitare në rastin Dehari.
Por, jo veç Haxhiu dëshmitare. Dje është ngritur aktakuzë edhe ndaj Arlind Manxhukës zëdhënësit të LVV-së, si dhe Egzon Azemit, asamblist i kësaj partie
Basha ka rënditur kritikat e tij për prokurorinë në një status të gjatë.
E plotë:
Prokuroria që: 1. S’ka asnjë Aktakuzë për rastin e Astrit Deharit për 7 vjet rresht, 2. Prokuroria që në bashkëpunim me AKI-në ka synu me shpallë Levizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste, 3. Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç, paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe paska kërku që Ministrja Haxhiu me ia zgjidh rastin e Astrit Deharit! Me fol unë, thonë po je i anshëm, por ja çka thotë Ambasada Amerikane për këtë Këshillin Prokurorial që udhëheq me prokurorinë në këtë Republikë; 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟎: Për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, “ne besojmë se këto procese tani janë 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐫𝐫ë𝐧𝐣ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭. Atyre u mungon transparenca dhe 𝐢 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭ë 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭.” Ambasada tërhiqet nga përzgjedhja e tyre sepse thotë pjesëmarrja e tyre “mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur.” 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏, (përfaqësuese e ambasadës drejtuar KPK-së: “Është shumë e vështirë për mua si përfaqësuese e Ambasadës Amerikane të kuptoj se si e dëshironi mbështetjen tonë? 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟐: Ambasadori Honevier, ky Këshill Prokurorial “ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK si institucion publik.” Ju vlerësoni vet tash!
