Prokuroria Speciale e fton ministren Haxhiun që të dëshmojë në rastin Dehari - NACIONALE

Prokuroria Speciale e fton ministren Haxhiun që të dëshmojë në rastin Dehari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Prokurori Special, Afrim Shefiku, ka autorizuar hetuesit që të marrin dëshmi nga ajo në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit.

Haxhiu ka thënë se kërkesa për dëshminë e saj po bëhet pas një shkrimi në Facebook me rastin e 7-vejtorit të vdekjes së Deharit, në të cilin shkrim akuzonte Prokurorinë.

Reagimi i saj:

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.

Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!

Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.

Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.

Bashkëngjitur gjeni Autorizimin.

Lajme të ngjashme