Dimal Basha u dënua 25 mijë euro për shpifje, Demhasaj: Ky i njëjti ka shpifur zi e terr edhe për UÇK-në - NACIONALE

Dimal Basha u dënua 25 mijë euro për shpifje, Demhasaj: Ky i njëjti ka shpifur zi e terr edhe për UÇK-në

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 25 mijë euro për shpifje, Dimal Bashën, Kyetarin e Kuvendit të Kosovës në një rast të vitit 2019, për një Op/Ed të tij të botuar më 2019.

Arton Demhasaj i AAK-së, tha se “ky i njëjti ka shpifur zi e terr edhe për UÇK-në” referuar shkrimit famëkeq të botuar në një revistë shkencore, ku UÇK-në e portretonte të financuar nga droga dhe trafikantë ndërkombëtar të drogës.

Postimi i plotë:

Personi që udhëheq me Kuvendin, tempullin e demokracisë, sot është dënuar për shpifje me 25 mijë euro!

Mos të harrojmë, ky i njëjti ka shpifur zi e terr edhe për UÇK-në.

Çka me thanë tjetër… a ka ma zi për këtë vend?!

Lajme të ngjashme