Dimal 1-shi reagon pas notave të publikuara nga Nacionale, thotë se janë të shkolluar familjarisht - NACIONALE

Dimal 1-shi reagon pas notave të publikuara nga Nacionale, thotë se janë të shkolluar familjarisht

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pas publikimit të notave të tij nga viti i tretë i shkollës së mesme, gjë e bërë kjo nga Nacionale gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai tha se shkruan vet, por numëroi një mori gabimesh drejtshkrimore.

Veç kësaj, ai u arsyetua me faktin se familjarisht janë të shkolluar.

"Për më tepër, kam sa kam studiu ‘full time’ fakultet për katër vjet me ligjërata prej 8:00 deri 15:10, gjithashtu kam punu prej 16:00 deri 00:00. Njejtë edhe dy vjet e gjys ne magjistraturë. Krejt këto në John Jay College dhe New School University ne New York, prej universiteteve më t’mira në botë! Kurrë s’jam ndal, shkollë e punë, dhe dyjat i mbaj si simbol nderi të jetës sime", shkroi ndër të tjerash Basha.

Më poshtë edhe postimi i plotë i njeriut që dikur gëzonte notën 1-sh në Biologji.

Lajme të ngjashme