Dikush në Britani e fitoi në lotari jackpot-in prej 171 milionë funtesh - NACIONALE

Dikush në Britani e fitoi në lotari jackpot-in prej 171 milionë funtesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një pronar i një bilete lotarie në Britani të Madhe ka fituar më shumë se 171 milionë funte në lotarinë “EuroMillions”, njoftoi operatori “Camelot”.

Numrat e biletës fituese të së premtes në “EuroMillions” ishin: 14, 15, 22, 35, 48. “Yjet me fat” ishin numrat: 3, 8.

Kjo shumë është për 24 milionë funte më pak se rekordi i lotarisë “EuroMillions”. Në korrik, një pronar anonim i një bilete fitoi 195 milionë funte.

Në tetor të vitit 2019, dikush fitoi mbi 170 milionë funte. Në korrik të vitit 2011, dy persona fituan 161.6 milionë funte.

Lajme të ngjashme