Dikur pritej në Qeveri, e tash shfaqet nëpër male
Deputeti i Vetëvendosje, Sali Zyba ka komentuar paraqitjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq i cili u paraqit me anë të një video nga veriu i Kosovës.
Zyba ka thënë se kohë më parë ai pritje në Qeveri të Kosovës teksa tani po shfaqet ilegalisht në male.
“Prej takimeve e pritjeve formale në Qeverinë e Kosovës te shfaqjet prej ilegali nëpër male, kjo, po që flet shumë.”, ka shkruar ai duke i dhënë merita Qeverisë Kurti.