“Dikur poshtërim, tash lartësim”, Nol Nushi shpalos deklaratat kontraverse të Kurtit mbi Ivanoviçin
Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurtit i cili në një video – prononcim kujtoi përvjetorin e vdekjes së politikanit serb Olivier Ivanoviç.
Kurti e quaji Ivanoviqin si një person të përkushtuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.
Megjithatë, Nushi ka risjellur një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2026 e cila kishte reaguar për dënimin me nëtë vite të Ivanoviqit, duke e quajtur “poshtërim për drejtësinë”.
“Kjo është komunikata e VV kur Oliver Ivanovic dënohej me 9 vite burg për krime lufte. Këtë komunikatë e kanë fshi prej arkivës.Atëherë këtë dënim e konsideronin poshterim per drejtesine, sot kryeministri kurti e larteson Oliver Ivanovicin me fjalet me te mira per te”, ka shkruar Nushi.