Digjet shtrati i një pacienti në spitalin e Pejës - NACIONALE

Digjet shtrati i një pacienti në spitalin e Pejës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas një njoftimi nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, një zjarr ka shpërthyer në një dhomë të Repartit Psikiatrik ku është djegur dysheku dhe shtrati i pacientit.

Përdorimi në kohë i aparateve të zjarrit nga stafi i spitalit bëri që zjarri të fikej shpejt dhe pacientët të evakuoheshin në mënyrë të sigurt.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës.

Lajme të ngjashme