Digjet një veturë në Prishtinë, zjarrfikësit tentojnë ta shuajnë zjarrin
Një veturë është djegur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, më konkretisht afër pjesës që njihet si “Rrethi i Ismetit”.
Gazeta Nacionale ka siguruar pamje nga ky rast, ku shihet se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Nacionale ka kontaktuar policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth ngjarjes, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje ende.