Digjet një veturë me targa të Serbisë në veri
Në orët e para të martës një veturë me targa të Serbisë është djegur në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kështu deklaroi drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 02:05 të mëngjesit”, tha ai.
Hoti shtoi se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rastin.