Digjet një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar në Ferizaj, policia po heton rastin
Policia e Kosovës ka hapur një rast për asgjësimin apo fshehjen e materialit arkivor në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një burrë është ankuar se në “rrethana te panjohura eshte djegur nje pjese e materialit zyrtar te arkivuar”.
Ende nuk dihet dëmet që janë shkaktuar.
Raporti i plotë:
ASGJËSIM APO FSHEHJE E MATERIALIT ARKIVOR
Ferizaj 07.10.2023 – Me 09.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne rrethana te panjohura eshte djegur nje pjese e materialit zyrtar te arkivuar. Eshte njoftuar prokurori kujdestar, njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.